You are here
Home > Futboll Bota > Jo vetëm Strakosha “i kryqëzuar”, tifozët i sulen edhe Etrit Berishës: Kërkoni portier tjetër!

Jo vetëm Strakosha “i kryqëzuar”, tifozët i sulen edhe Etrit Berishës: Kërkoni portier tjetër!

Thomas Strakosha nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në Itali, teksa shumë kritika kanë ardhur në adresë të gardianit shqiptar. Mjafton një gabim i vogël dhe gjithçka do të kthehej kundër portierit të Lacios, që po vlerësohej pafundësisht në kohët e fundit.

Megjithatë, më shumë qetësi nuk ka as Etrit Berisha në Itali. Pavarësisht se në takimet e fundit ka bërë disa pritje shpëtimtare, tifozët e Atalantës nuk lënë shumë vend për diskutim: “Shihni për një portier tjetër”. Kjo është dëshira e tyre e vetme në merkato, bazuar nëpër komentet e ndryshme të rrjeteve sociale, sipas asaj që raporton “CalcioAtalanta”.

E gjitha kjo vjen për shkak të lojës me këmbë të Berishës, që e ka një pikë të dobët të cilësive që zotëron. Ndaj Interit do e pësonte kështu, teksa pa asnjë goditje në portë, Ikardi do të shënonte golin e parë me një dhuratë të Etritit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top