
Përpara ndeshjes së Atalantës dhe Milanit, u përfol se Berat Gjimshiti e kishte humbur takimin për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Megjithatë rezultoi si e pavërtetë, pasi mbrojtësi shqiptar është së bashku me Etrit Berishën si titullarë, në takimin që po zhvillohet ndaj Milanit. Shkëndija e parë ka ardhur nga ana e Gjimshitit.
Në minutën e 6 të takimit, pas një goditje këndi të Atalantës, mbrojtësi i Kombëtares i është afruar golit për fare pak. Thuajse e njëjta histori për këtë lojtar, që me Gasperinin po merr edhe udhëzime për të kërkuar golin në portën kundërshtare, jo vetëm të mendojë për mbrojtje. Këtë gjë e bëri me Interin, ndërsa iu afrua shumë me Juventusin. Me Milanin e ka dhënë shkëndijën e parë të vërtetë, ndërsa tashmë mbetemi ende në pritje të asaj se çfarë do të dhurojë fusha e lojës. /Shqiperia.ch/