You are here
Home > Kombëtarja > Jo vetëm shirit kapiteni/ Xhaka ndryshon te Bazeli, kthehet atje ku e gjeti De Biazi

Jo vetëm shirit kapiteni/ Xhaka ndryshon te Bazeli, kthehet atje ku e gjeti De Biazi

Taulant Xhaka do të jetë zëvendës kapiteni për sezonin e ardhshëm te Bazeli, skuadra me histori të madhe në Zvicër dhe Europë. Por ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm për mesfushorin shqiptar, që vlerësohet pas shumë sezonesh besnikërie.

Në përballjen e sotme miqësore, Bazeli ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Nurenberg. Ajo që është parë në këtë përballje, ishte aktivizimi i Taulant Xhakës si mbrojtës i djathtë. Faktikisht ky është edhe pozicioni natyral i këtij lojtari, por që ndryshoi me ardhjen te Kombëtarja.

De Biazi do ta provonte në mesfushë me kuqezinjtë, ndërsa ky pozicion i ri u natyralizua edhe në ekip. Sipas asaj që raportohet në mediat zvicerane, hidhet hipoteza që ky rol i ri të jetë për Taulant Xhakën te Bazeli në sezonin e ardhshëm. Kjo pasi ofron siguri të madhe, ndërsa në qendrën e mesfushës ka shumë lojtarë që luajnë për një vend. Ndërsa në krahë të mbrojtjes, konkurrenca e Widmer i lejon shumë hapësira për ta kthyer në lojtar të pazëvendësueshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top