
Mërgim Mavraj është larguar nga ekipi i Arisit, e i vetmi shqiptar që luan në këtë ambient aktualisht, është Migjen Basha. Mesfushori i Kombëtares ishte i pari që u transferua në ekipin grek, ndërsa më pas iu bashkua për pak kohë edhe mbrojtësi shqiptar. Megjithatë për këtë të fundit aventura zgjati më pak, ishte vetëm një shkëndijë e vogël.
Pas largimi të Mavrajt, aventura gjatë këtij viti nuk ka nisur mirë as për Migjen Bashën. Ditët e para të janarit flasin më së miri për atë që mund të presim nga mesfushori gjatë këtij sezoni, pasi është dëmtuar. Ai po stërvitet veçmas skuadrës dhe po punohet intesivisht për t’u kthyer sa më shpejtë në fushë. /Shqiperia.ch/