You are here
Home > Futboll Bota > Jo vetëm lodhje me Shqipërinë, Elseid Hysaj do të jetë gati për Arsenalin

Jo vetëm lodhje me Shqipërinë, Elseid Hysaj do të jetë gati për Arsenalin

Elseid Hysaj ka shtrënguar dhëmbët përpara dhimbjes duke fituar rikuperimin. Në ndeshjen ndaj Romës, mbrojtësi i shqiptar u largua nga fusha i dëmtuar duke shqetësuar jo pak trajnerin Ancheloti. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë vetëm për një lodhje me Kombëtaren, por situata ishte paksa më serioze. Përpos kampionatit, Napoli ka detyra të vështira edhe ndaj Arsenalit në “Europa League”.

Në këto kushte mbrojtësi shkodran ka lënë pas dëmtimin muskular duke qenë gati në javën e ardhshme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane ku theksohet se Elseid Hysaj do të jetë mbrëmjen e 11 prillit në dispozicion të Anchelotit.

Nga krahu i djathtë i mbrojtjes, 25 vjeçari ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve në kompeticionin europian. Trajneri italian duket se ka shuar mëdyshjet për krahu e djathtë të mbrojtjes duke hedhur sytë gjithmonë e më tëpër nga Hysaj.

Në fundjavë Napoli do të luaj me Xhenovën në shtëpi. Një ndeshje pa shumë sforco e cila besohet se për Hysajn do të ndiqet nga stoli deri në rikuperimin total të lojtarit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top