
Florian Kamberi do të vendos me zgjedhjen përfundimtare se me cilën Kombëtare do të luajë në të ardhmen. Në shtator do të mësohet gjithçka, ndërsa aspirata e parë ishte bashkimi me Zvicrën. Për momentin kjo mbetet e paaritshme, ndërsa Shqipëria e ka kontaktuar vazhdimisht, për t’i hapur derën te Kombëtarja.
Pa harruar edhe Kosovën, që mbetet një zgjidhje e mundshme e këtij sulmuesi. Kjo është një periudhë e dyshimeve të mëdha për lojtarin e Hibernianit, që ka interesime edhe në nivel klubesh. “Daily Express” raporton se katër skuadra angleze janë vendosur pas Kamberit. Bëhet fjalë për Swansean, Portsmuthin, Middlesbrough dhe së fundmi Brentfordin. Këta të fundit janë një hap përpara ekipeve të tjera angleze, megjithëse mbetet e vështirë arritja e marrëveshjes, duke parë faktin se te Hiberniani ky futbollist konsiderohet si pjesë e rëndësishme e projektit. /Shqiperia.ch/