
Shqipëria e bëri publike listën e saj, sa i përket takimeve që do të zhvillojë në tetor, atje ku fillimisht do të ndeshet me Jordaninë në miqësore, për të shkuar më pas ndaj Izraelit për “Ligën e Kombeve”.
Shumë diskutime ka pasur mbi listën Panuçit, ashtu siç ndodh rëndomtë, por mes disa mungesave dhe lojtarëve të mos grumbulluar nga ana e trajnerit italian, ishte Sidrit Guri. Kjo jo vetëm për zgjedhjen e trajnerit, por edhe për vetë reagimin e tifozëve kundrejt saj.
Vendimi i Panuçit është deri diku i llogjikshëm, pasi Guri është duke u ulur në pankinë, me klubin e tij, Ostenden. Ndërsa mesa duket, sulmuesi i ekipi belg duhet të bëj shumë më shumë, për të fituar zemrën e tifozëve shqiptarë. Për momentin, mungesën e tij nuk po e ndien askush. /Shqipëria.ch/