
Arbër Zeneli është një pasuri për çdo trajner që e ka fatin për ta pasur në organikën e ekipit. Themi kështu, pasi futbollisti në fjalë e ka dëshmuar më së miri se është një pasuri e rrallë e futbollit shqiptar.
I papërmbajtshëm në krahë, pasime ëndërrash jep për shokët e skuadrës dhe realizime nga kënde të pamundura ka bërë me Herenvenin. Çfarë duhet të bëj më tepër Zeneli për t’u quajtur i kompletuar? Asgjë!
Të gjithë gjigantët holandezë janë vendosur pas tij, duke filluar nga PSV e për të përfunduar me Ajaksin. Por pavarësisht historisë së madhe që kanë këto klube, futbollisti shqiptar mund të tundohet edhe nga interesimi i fundit që vjen nga Anglia. Bëhet fjalë për Njukasëll, që aktualisht bën pjesë në “Premier League”.
Mediat angleze bëjnë të ditur interesimin, ndërsa në ditët në vazhdim do të kuptohet gjithçka sesi do të vijojë historia. Gjithsesi, Zeneli e ka thënë qartë për mediat në Kosovë para pak ditësh: “Nëse më shihni në Herenven pas vitit të ri, nuk largohem më prej aty”. /Shqiperia.ch/