You are here
Home > Kombëtarja > Jo vetëm festim me shqiponjë, Llullaku dhe zakonet shqiptare: Rroga e parë te prindërit

Jo vetëm festim me shqiponjë, Llullaku dhe zakonet shqiptare: Rroga e parë te prindërit

Azdren Llullaku është një nga lojtarët më të mirë shqiptar në kampionatin rumun, pasi në këtë sezon ai ka mundur të jetë pjesë e plot 27 paraqitjeve në kupë dhe kampionat.

31-vjeçari është kthyer në një lojtar deçiziv me skuadrën e Astrës, teksa me këta të fundit ka thuajse një vit që është bërë pjesë, ku shpesh herë ka qënë edhe protagonist kryesor në fushën e blertë.

Festimi i golave është gjithmonë me shqiponjë, ndërsa edhe zakonet e ndjekura janë shumë shqiptare. Në median rumune “prosport.ro”, ai është shprehur se është një tifoz i çmendur i ekipit italian të Interit. Gjithashtu Llullaku ka thekusar faktin se në karrierën e tij, shtysa më e madhe për të kanë qënë gjyshërit e tij, të cilët insistonin gjithmonë për të se në një të ardhme ai do të bëhej një lojtar profesionist. Kështu rrogën e parë që ka marrë si një futbollist profesionist ua ka dërguar pikërisht atyre.

“Rruga në Rumani ka pasur shumë probleme, por unë nuk mund të ankohem. I vogël isha me kalë e karrocë, kështu që nuk mund të ankohem këtu. Gjithmonë gjendesha me xhaxhain e gjyshërit. Rrogën e parë ia dërgova pikërisht atyre. Sa i përket skuadrave europiane, më pëlqen Interi në Itali”, u shpreh Llullaku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top