
Një shqetësim që kurrsesi nuk duhej të vinte në këtë moment, por Vedat Muriqi i është nënshtruar operacionit. Megjithëse ende nuk dihet saktësisht se për çfarë problemi bëhet fjalë, do të ishte vetë futbollisti në fjalë që nëpërmjet rrjeteve sociale, do të shprehej se gjithçka ishte mbyllur me sukses.
Ajo që duhet veçuar në të gjithën këtë, është fakti që Muriqi është një kandidat kryesor për t’u blerë nga Galatasarai. Por për t’u mbyllur kjo marrëveshje, shqiptari duhet të mposht shumë rivalë dhe yje të njohur të futbollit botëror që kërkohen nga skuadra e njohur. Së fundmi ishte edhe Demba Ba, një nga lojtarët e përmendur për t’u marrë nga Galatasarai, që më parë ka qenë pjesë e Chelseat.
Sigurisht që një operacion i tillë i humb disi pikë Muriqit dhe i bën drejtuesit e skuadrës së njohur të stepen disi, pasi do të duhen disa ditë që lojtari shqiptar t’u rikthehet fushave të blerta dhe të aktivizohet në një ndeshje kampionati. /Shqiperia.ch/