
Ditën e sotme është luajtur java e 19 e Bundesligës gjermane, ku ndër të tjera u zhvillua edhe sfida midis Verder Bremen dhe Frankfurtit, që është mbyllur në shifrat 2-2. Në këtë përballje mungoi lojtari shqiptari, Milot Rashica, pasi nuk ia doli të rikuperohej në kohë nga dëmtimi që mori në shpatull.
Kjo ishte një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Bremenit, pasi futbollisti shqiptar rezultoi si përcaktues në takimin e fundit. Në të njëjtën përballje, gjatë takimit të fazës së parë, Rashica arriti t’i dhuronte fitoren të tijëve pikërisht në sekondat e fundit të asaj ndeshje, pasi një kryevepre nga goditja e dënimit.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ai dëmtim i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, megjithëse nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz, të paktën siç raportohet nga Gjermania. /Shqiperia.ch/