You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jo më kot ka qenë pjesë e Manchester City, shqiptari është më i miri në “Championship”

Jo më kot ka qenë pjesë e Manchester City, shqiptari është më i miri në “Championship”

Besart Celina duket se është mesfushori më në zë i momentit në kampionatin “Championship” të Anglisë. Mesfushori dardanas cilësohet nga mediat britanike si një nga lojtarët me deçiziv, pasi Celina ka pasimet më të kompletuara të momentit.

Lojtari shqiptar duket se javë pas jave po e konfirmon veten e tij, teksa  me performacën e tij po kthehet në një pikë referimi tek anglezët e Swansea.  Kujtojmë që Besarti është pjesë e skuadrës që prej verës së këtij viti, ku më parë ishte pjesë e gjigandëve të Manchester City. Futbollistin dardanas, në Angli, e cilësojnë se ka një peshë të madhe tek klubi i tij, teksa me pasimet e tij plot herë arrin të krijoj hapësira për finalizimin e golit nga shokët e skuadrës.

Celina është vetëm 22 vjeç ndërsa e ardhmja e tij është mëse e garantuar, nëse vazhdon të mbaj të njëjtën formë. Mesfushori gjithashtu ka 9 paraqitje me fanellën dardanase, megjithëse në takimet e fundit nuk u ftua nga ana e Shalandit si një leksion për lojtarët e tjerë që mos të kërkojnë gjithmonë fanellën e titullarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top