
Donis Avdijaj bëhet protagonist në kupën e Hollandës mbrëmjen e sotme, pasi i ka dhuruar skuadrës së tij kualifikimin për në fazën pasardhëse. Lojtari dardanas ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një assit në fitoren që mori ekipi i tij, Willem ll, me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Spakenburg.
Kujtojmë që Avdiaj është një produkt i Shalke 04, ku me klubin gjerman ai arriti të afirmohej në Europë. Ndonëse është ende i ri, ekipi Shalke 04, këtë verë e ka larguar lojtarin shqiptar nga gjiri i tyre për shkak të karakterit të tij të vështirë jashtë fushës së blertë. Duket se tek Willem ll, Avdijaj po fiton maturinë dhe pjekurinë që i mungonte në kohën kur luante në Gjermani. Me ekipin e tij të ri, mesfushori ka fituar vëmendjen e skuadrave si Psv dhe Ajaks, ndërsa këto të fundit janë vënë në gjurmët e lojtarit për ta transferuar në janar.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, është vetëm 22-vjeç, ndërsa transferimi tek hollandezët e Willemit ll ka dhënë efekt, pasi me këta të fundit po rikthehet në formën e tij më të mirë. /Shqiperia.ch/