Tashmë është bërë e modës se që një lojtar shqiptar të tregojë dashurinë e madhe ndaj atdheut, thjeshtë të ngrejë dy duart të bashkuara me njëra-tjetrën në atë mënyrë që të formohet shqiponja dhe të gjithë të bëhen krenar me të.
Si llogjikë funksionon dhe me të drejtë, pasi në të gjithë botën kjo njihet si një shenjë që i përket shqiptarëve. Por një gjë e tillë lë vend edhe për përfitime dhe tjetërsime të atij niveli, që ndonjëherë janë edhe të turpshme.
Megjithëse shumë prej njerëzve marrin të mirqenë atë që iu pasqyrohet, pas skenës, në disa raste fshihet edhe një interes “i pisët”. Jo gjithmonë dashuria është ajo e shfaqur, por mund të jetë edhe e tillë, siç rëndomtë thuhet: “Sa për një mbrëmje të bukur”.
Nëse shohim me vëmendje në histori dhe me në detaje rastet me sportistë të ndryshëm shqiptarë, duke mos përfshirë këtu vetëm futbollistët, dallojmë edhe një dyfytyrësi. Sportistë që për të marrë përfitime ekonomike dhe interes të madh (meqënëse shqiptarët i ka ndarë historia fakteqësisht në çdo cep të botës), zgjedhin të bëjnë një shqiponjë me duart e tyre, që në fakt nuk janë edhe shumë të pastra.
Ndërsa në intervistat që japin në mediat respektive të huaja, shprehen se i përkasin pikërisht atij vendi dhe jo trevës shqiptare. E thënë më thjeshtë, për të gjithë personazhet e njohura, të jesh shqiptar sot është një privilegj i madh në aspektin e mbushjes së xhepave. Dashuria e madhe për këtë trevë lë shumë vend edhe për përfitime, që në disa raste bëhen në mënyrën më të mirë(të shëmtuar).
Megjithëse për qytetarët e thjeshtë, përkatësia shqiptare do të thotë edhe mbijetesë. E nëse do të përdorim një shenjë krahasimi, disa festime të lojtarëve shqiptarë në këtë mënyrë, mund t’i barazojmë fare mirë me të një lojtari në Arabinë Saudite, që pasi i kishte parë në internet futbollistët tanë që e zgjidhnin këtë mënyrë, vendosi edhe ai ta përsëriste. Përse e bëri? Thjeshtë iu duk e bukur në pamje dhe asgjë tjetër nuk dinte rreth saj. Kujdes! Shqiponjat fluturojnë gjithmonë në lartësi, por jo gjithmonë në alpet shqiptare. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/