
Igli Tare ka rezultuar shumë herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A. Krenari edhe për gjithë shqiptarët, të cilët kanë më të mirin në postin drejtues e një prej elitave të futbollit europian. Megjithatë, të bësh mirë punën tënde, ndonjëherë nuk mjafton për të qenë i qetë.
Rruga e Tares te Lacio nuk ka qenë gjithmonë e shtruar me trëndafila dhe lule. Siç tregon edhe vetë në një rrëfim të gjatë për mediat italiane, Igli ka treguar edhe momentet kur është kërcënuar për vdekje, e ndjenjën e frikës që ka pasur për familjen.
Faktikisht, tifozët e Lacios shquhen për një lëkundje të madh të humorit, aqsa nuk kanë pritur më gjatë për të sulmuar edhe lojtarët e tyre. Tashmë një e shkuar, por histori të tilla nuk kanë sesi të anashkalohen:
“Ka pasur raste kur mendova se do të largohesha nga Lacio. Familja ime ka marrë kërcënime me vdekje, gjëra që nuk mund të thuhen këtu. Në atë moment me të vërtetë mendova se ishte e vlefshme për t’u larguar, por kurrë nuk hoqa dorë, duke e ditur se në fund puna ime do të shpërblehej dhe kështu rezultoi. Unë rrëfej se kisha frikë për familjen time, sidomos gjatë shitjes së Hernanes. Një kohë shumë e keqe, një përvojë shumë negative “, shprehet Tare, duke rrëfyer një nga ato panorama, që tifozët nuk mund të shohin. /Shqiperia.ch/