You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jetën e japim, Kosovën JO! Me shqiponjë dhe triumf, urimi më emocionues ishte i Vojvodës

Jetën e japim, Kosovën JO! Me shqiponjë dhe triumf, urimi më emocionues ishte i Vojvodës

Një datë historike është kjo e sotmja për Kosovën, pasi është formuar në rrugë zyrtare ushtria jonë. Ashtu si në një vend normal, tashmë Kosova ka stabilitet dhe garanci, e për këtë do të kujdeset pikërisht kjo forcë ushtarake e sapokrijuar.

Mesazhet e urimit kanë ardhur nga të gjithë figurat shqiptare, mes të cilëve edhe futbollistët. Mirëpo, nga shumë urime të kësaj natyre, ajo që ne do të veçojmë është ai mbrojtësi të Kosovës, Vojvoda.

Nërpërmjet një postimi të publikuar në rrjetet sociale, futbollisti dardanas ka postuar një foto ku disa ushtarë bëjnë simbolin e shqiponjës, e parrulla është e tillë: “Jetën e japim, Kosovën nuk e japim”, për të rrënqethur trupin e për ta përfshirë atë nga mornicat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top