
Lorenc Jemini i ka ndezur disi shpresat e shuara të tifozëve shqiptarë për kalimin në Europianin e 2020. Megjithëse matematikisht jemi jashtë gare, një variant i ri po diskutohet. Kështu, nëse Turqia nuk largohet nga Siria për luftën kundër kurdëve, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë vendin e saj e merr vendi i tretë më i mirë. Të paktën ky është variant që ka dhënë Jemini për “Procesi Sportiv”:
“Shqipëria duhet të luftojë për vendin e tretë. Sot është folur edhe për një variant tjetër. Turqia nëse nuk tërhiqet nga Siria, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA. Në këtë mënyrë, do të shkojë vendi i tretë më i mirë. Nuk i dihet. Është përfolur sot pasdite për këtë variant. Gjithsesi ne duhet të fitojmë ndeshjet për të kaluar edhe në një vazo më sipër. Sa i përket festës ndaj nesh të turqve, ka vetëm vendim disiplinor”, ka thënë Jemini