You are here
Home > Futboll Bota > Jehonën më të madhe e ka bërë me Qëndresa Krelanin, Edon Zhegrova po rrezikon seriozisht

Jehonën më të madhe e ka bërë me Qëndresa Krelanin, Edon Zhegrova po rrezikon seriozisht

Një debat i hershëm mund të quhet ai i komentatores së vetme femër në trevat shqiptar, Qëndresa Krelanit, me sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrovën. “Ai djali më duket sikur ka një dashuri pak të tepruar për vetveten”, do të ishte opinioni i Krelanit, që do të merrte reagimin e papërtypshëm edhe nga vetë lojtari i Bazelit.

Menjëherë mbështetësit e Zhegrovës morën nismën për t’ia vjedhura adresën në “Instagram” komentatores shqiptare, duke ia dalë për disa minuta. Nëse shohim reagimin e tifozëve të zjarrtë të djaloshit rreth kësaj teme, thuhet: “Të gjithë këtë Krelani po e bën që të marrë pak vëmendje”.

Pa i hyrë shumë pjesës së viteve në profesion, rezulton se është pikërisht Zhegrova që ka përfituar më tepër jehonë nga e gjitha kjo. Në mediat zvicerane nuk shihet asnjë artikull për bëmat e këtij sulmuesi në fushën e lojës, pasi trajneri Koller thjeshtë nuk e aktivizon.

Kjo ndodhi edhe në fitoren e djeshme ndaj Thunit me rezultatin 2-3, ku si arritje mund të cilësohet fakti që qëndroi në stol, pasi hera-herës përfundon edhe në tribunë. Pikërisht si historia te Genku, ekipi që u shpall kampion në Belgjikë dhe e nxorri si të tepërt këtë sulmues për vetë sjelljen e tij. Nëse më parë ishte vetëm si këshillim, tani është urdhër: “Zhegrova duhet të ndryshoj, tani”. Nëse edhe te Bazeli do të rezultoj e njëjta fund historie si te Genku, atëherë tatpjeta do të jetë kryefjala e karrireës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top