“Shqiperia.ch” ishte media e parë shqiptare e cila e publikoi lajmin mbi interesimin e Interit dhe Juventusit mbi Meritan Shabanin, ndërsa tashmë kjo situatë tashmë po bën xhiron e mediave gjermane.
Më saktësisht, janë zikaltërit ata që po interesohen në mënyrë të vazhdueshme, për të marrë shërbimet e talentit shqiptar. Këtij të fundit nuk po i jepen hapësirat e duhura te skuadra e parë e Bajernit, megjithëse është padiskutim një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.
Trajneri Kovaç ndodhet në një moment delikat te Bajerni dhe rrezikon jo pak pozitën e tij, ndërsa ardhja e talenteve dhe eksperimenteve të reja, nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e filozofisë së tij. Në kushte të tilla, Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të marrë talentin shqiptar.
Mediat gjermane dhe ato pranë klubit të Bajernit i bëjnë jehonë lajmit për interesimin e klubit të njohur italian mbi Meritan Shabanin, për të vënë në alarm edhe trajnerin Kovaç, që të grumbullojë futbollistin në ekipin e parë.
Këtë gjë kroati e bëri në ditën e djeshme në atë takim Kupe ndaj një skuadre modeste, por e aktivizoi vetëm në minutën e 90 të takimit. /Shqiperia.ch/