You are here
Home > Futboll Bota > Jehona e madhe e të mrekullueshmit Zeneli, e adhurojnë edhe tifozët e ekipit të “Premier League”

Jehona e madhe e të mrekullueshmit Zeneli, e adhurojnë edhe tifozët e ekipit të “Premier League”

Sa shumë jehonë ka bërë Arbër Zeneli me gjysmën e sezonit të zhvilluar së fundmi në Holandë. Në 16 ndeshje, futbollisti shqiptar ka arritur të realizojë tre gola dhe të jap 10 asist.

Flasim për elitën e futbollit holandez dhe kjo nuk është pak, sidomos nëse flasim për klubin ku ai bën pjesë, Herenvenin, që është akoma edhe më e vështirë të bësh diferencën nga të tjerët. Jo vetëm nga Turqia dhe Holanda, Zeneli tashmë po kërkohet edhe në “Premier League”.

Në Angli është hapur edhe një sondazh sa i përket marrëveshjes së Kristal Palases me futbollistin e Kosovës. Dëshira e tifozëve ishte e qartë, me 74% të tyre që janë të mendimit se një gjë e tillë duhet të bëhet gjatë merkatos së janarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top