
Te Panathinaikosi janë të gjithë të magjepsur pas futbollistit shqiptar, Erygs Kaçe. Ky i fundit ka treguar një rritje të madhe të nivelit në fushën e lojës, duke qenë gjithmonë vendimtar për skuadrën e tij.
Në të njëjtën mënyrë ndodhi edhe herën e fundit, teksa Panathinaikosi fitoi me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit dhe tre pikët, do të vinin falë një veprimi të mrekullueshëm të Kaçes. Pasi merr në mënyrë fantastike një top në zonën e tij, duke e zvarritur kundërshtarin në njëfarë mënyre, dhuron një pasim ëndërrash prej më shumë se 40 metrash, për sulmuesin Macheda.
Ky i fundit e ka një lojë fëmijësh, për të shtyrë topin në rrjetë. Këtë realizim Kaçe e ka postuar në “Instagram”, duke komplimentuar Machedan për golin e bukur. I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit francez që luan me Panathinaikos, Anthony Mounier: “Je i sigurt që doje të tregojë vetëm për shënuesin e golit”? /Shqiperia.ch/