
Një nga lojtarët më të kritikuar tek skuadra e Lacios gjatë kësaj faze të kampionatit, padyshim ka qenë serbi Milinkoviç Saviç. Mesfushori arriti t’i mbyllë gojën të gjithë kritikëve, teksa pak çaste më parë arriti të realizonte golin e avantazhit për skuadrën e kaltër, në sfidën që po luajnë kundër Kaliarit.
Milinkoviç-Saviç, ka marrë shumë kritika sidomos nga tifozët e tij, madje është etiketuar edhe si “cigan”. Nëpërmjet një banderole tifozët e kaltër, mund të themi se e kanë diskriminuar shumë lojtarin serb, madje nga mediat është komentuar edhe si racizëm që u bë kundrejt lojtarit. Ditën e sotme, me golin e realizuar për ekipin e Lacios, Saviç menjëherë pas golit, nisi të lotojë në vend që të festonte golin e realizuar.
Këtë sezon duket se Milinkoviç është shumë larg formës së tij të sezoneve të shkuara, por ai mbetet një lojtarë me vlera. Ajo çka mund të theksojmë është se në mbrojtje të tij ka dalë edhe gardani kuqezi i Lacios, pasi ka një miqësi tepër të veçantë me mesfushorin serb. /Shqiperia.ch/
Milinković-Savić skoraj v solzah po prekinitvi trimesečnega strelskega posta v @SerieA. Osvoboditev. #LazioCagliari pic.twitter.com/YhJsKTLkYI
— Nejc Mravlja (@NejcMravlja) December 22, 2018