You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jashtë imagjinatës! Porteri “i çmendur” dhe perla e shqiptarit, Shaland gaboi me shembullin e tij

Jashtë imagjinatës! Porteri “i çmendur” dhe perla e shqiptarit, Shaland gaboi me shembullin e tij

Ekipi i Suonsit ka marrë një humbje në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez, më saktësisht në “Championship”, atje ku është mundur me rezultatin 2-3 nga ana e  Ipsviçit.

Një aksion model ishte ai i golit të dytë nga ana e Suonsit, teksa pas shumë pasimesh mes lojtarëve, që nisin me “çmendurinë” e portierit teksa pason me presionin aq të lartë të kundërshtarëve, topi përfundon në rrjetë falë Bersant Celinës. Një top i marrë në mesfushë, dërgohet në rrjetë falë aftësive dhe teknikës së lartë të mesfushorit shqiptar.

Talenti i cili aktivizohet me Kosovën, nuk do të luajë në takimet e dardanëve për muajin tetor. Shkak për këtë është bërë shembulli i trajnerit Shaland, i cili vendosi që të linte jashtë listës futbollistin e Suonsit, pasi kishte kërkuar me ngulm një vend në formacion gjatë takimit me Ishujt Faroe. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top