You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jashtë imagjinatës/ Mbrëmja e yjeve shqiptarë, Eroll Salihu “del nga binarët”

Jashtë imagjinatës/ Mbrëmja e yjeve shqiptarë, Eroll Salihu “del nga binarët”

Në Kosovë u organizua një ndeshje e veçantë mes yjeve dhe personaliteteve të njohura shqiptarë në Europë. Granit Xhaka ishte kapiteni që e udhëhiqte nga njëra anë, ndërsa Milot Rashica nga tjetra. “Gazeta Olle” ka raportua një prapaskenë që kalon çdo imagjinatë të mundshme, që vjen nga ekipi i udhëhequr nga kapiteni Rashica, me trajner Ismet Munishin.

Jashtë çdo imagjinate të mundshme, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka ngritur tonet ndaj Munishit për shkakun e zëvendësimit. Madje u kërkua edhe ndërhyrja e sigurimit për të qetësuar gjakrat. Sigurisht që një llogjikë e ftohtë nuk mund ta konceptoj sesi të ketë pakënaqësira në një ndeshje që kishte një simbolikë të fortë dhe nuk ishte aspak e zakonshme, ku duhej të mbizotëronte vetëm festa… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top