
Në Kosovë u organizua një ndeshje e veçantë mes yjeve dhe personaliteteve të njohura shqiptarë në Europë. Granit Xhaka ishte kapiteni që e udhëhiqte nga njëra anë, ndërsa Milot Rashica nga tjetra. “Gazeta Olle” ka raportua një prapaskenë që kalon çdo imagjinatë të mundshme, që vjen nga ekipi i udhëhequr nga kapiteni Rashica, me trajner Ismet Munishin.
Jashtë çdo imagjinate të mundshme, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka ngritur tonet ndaj Munishit për shkakun e zëvendësimit. Madje u kërkua edhe ndërhyrja e sigurimit për të qetësuar gjakrat. Sigurisht që një llogjikë e ftohtë nuk mund ta konceptoj sesi të ketë pakënaqësira në një ndeshje që kishte një simbolikë të fortë dhe nuk ishte aspak e zakonshme, ku duhej të mbizotëronte vetëm festa… /Shqiperia.ch/