
“Të mallkuar”, ndoshta është fjalë vërtet e rëndë, por për të përshkruar Empolin e Veselit gjatë këtij sezoni në Serinë A, është vërtet pak.
Nga t’ia nisim, e jo më për të menduar përfundimin, sa shumë raste dhe ndeshje që është për të vënë duart në kokë, mënyra sesi Empoli ka dalë pa asnjë pikë. Fillimisht me Lacion, teksa miqtë ishin duke kryesuar në avantazhin e një goli, Caputa del i vetëm përballë portierit kundërshtar.
Më e lehta ishte që topi të dërgohej në rrjetë, por Strakosha vjen me një pritje të shpikur nga një tjetër planet, për t’i mohuar pikën Empolit. Një skenë e ngjashme do të ishte ajo në takimin e javës që shkoi, teksa ekipi i Veselit provoi me të gjitha mënyrat për të shënuar, por topi që shkonte ngjitur me shtyllën, traversa dhe një forcë mbinatyrore e kishte ndarë mendjen: “JO”.
Parma do të fitonte me rezultatin 1-0 pak ditë më parë, në një takim që ndoshta edhe vetë nuk e kuptoi sesi arriti të grumbullonte tre pikët. Për të ardhur te ndeshja e sotme me Romën. Miqtë shënojnë me rastin e parë, ndërsa refereni flet për Empolin.
Sa shumë raste të shpërdoruara përpara portës kundërshtare, nga ato që janë për të vënë duart në kokë. Në pjesën e dytë, gjithçka vuloset, teksa Caputo bën një goditje për t’u harruar edhe nga pika e penalltisë, duke e gjuajtur topin sa më larg të mundet. Të gjithë futbollistët e Empolit me duart lart, të dorëzuar dhe të pafuqishëm përballë fatit. Përse pikërisht atyre? Aksioni i dytë i Romës, për të mbërritur te goli i dytë i Dzekos, Empol-Roma 0-2. /Shqipëria.ch/