You are here
Home > Futboll Bota > Janë dy shqiptarët më të mirë të momentit, Muslija përdoret si një “as nën mëngë”

Janë dy shqiptarët më të mirë të momentit, Muslija përdoret si një “as nën mëngë”

Muslija dhe Rexhbecaj janë padyshim dy futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit në Bundesligë. Të dy në moshë të re dhe që premtojnë aq shumë për të ardhmen e tyre. E megjithatë, nëse në javën e kaluar futbollistët në fjalë do të ishin titullarë me skuadrat e tyre, përkatësisht me Hanoverin dhe Wolfsburgun, kjo nuk ndodh në këtë javë të kampionatit.

Disi e çuditshme pasi lojtarëve iu besua në ndeshje akoma më delikate në javën e shkuar, atje ku u përballën me Bajern Mynchen dhe Leverkusen, ndërsa sot e nisin nga pankina. Muslija i ka bindur të gjithë me golat dhe nivelin e treguar në ato pak raste kur ka luajtur. Megjithatë në takimin ndaj Augsburgut, do të përdoret si një “as” nën mëngë për trajnerin, duke e mbajtur në stol për pjesën e dytë.

Nga ana tjetër, ulja në stol e Rexhbecaj ishte disi më e pritshme, pasi talenti shqiptar nuk u ngrit në lartësinë e kundërshtarit të gjigandëve bavarezë në ndeshjen e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top