
“Eja të ikim, janë duke luajtur amatorat”. Kjo ishte kryefjala e 720 spektatorëve të pranishëm në ndeshjen e djeshme, atje ku ekipi i dytë i Bajernit ishte duke luajtur përballë Heimstettner.
Fillimisht ndeshja ishte më shumë se e mërzitshme, për të mbërritur te minutat vendimtare. Në të 23-tën, do të niste edhe spektakli i ndeshjes, atje ku thuajse brenda intervalit të 10 minutave, janë realizuar 3 gola nga ana e bavarezëve.
Në to nuk mund të mungonte edhe Meritan Shabani, duke shënuar golin e dytë për ekipin e dytë të Bajernit. Talenti shqiptar është stërvitur gjatë ditëve të fundit me skuadrën e parë të Bajernit, me yjet e kësaj skuadre, por është përdorur sërish nga “amatorat” e gjermanëve. Gjatë pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i 4-të dhe i fundit i takimit të djeshëm nga ana e Bajernit II, duke i bindur të pranishmit se nuk kishin bërë gabim, që zgjodhën të ndiqnin më nga afër këtë ndeshje dhe të kalonin pasditen e tyre në këtë mënyrë. Amatora vetëm sa i përket moshës, pasi flasim për talentet më premtues të bavarezëve. /Shqipëria.ch/