
Në Beograd ka pasur një panik të madh në ditët e fundit, pasi u mësua se Crevena Zvezda do të përballet me Helsinkin në turin e dytë të “Champions League”. Me skuadrën finlandeze luan edhe sulmuesi shqiptar, Erfan Zeneli.
Për më tepër duhet të theksohet se 31-vjeçari është pjesë e rëndësishme e Helsinkit dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj ekipit serb. Si për t’i shtuar më shumë dozën e ankthit, Zeneli është shprehur se mund të festojë me shqiponjë nëse arrin të realizojë ndaj Crevena Zvezdës, sipas intervistës së fundit që raporton “Gazeta Olle”.
“Jam shqiptar i Kosovës, kam lindur në Vushtrri, por kam pasaportën e Finlandës dhe kam bërë disa ndeshje edhe me Kombëtaren e Finlandës. Kjo ndeshje do të jetë sikur të gjitha ndeshjet tjera. Do të shkojë ta kryejë punën në fushë dhe normalisht të marr rezultat të mirë.
Unë do të shkojë atje për të luajtur futboll dhe do ta jap maksimumin për rezultat të mire. Kjo nuk është hera e parë që luajë në stadium ku ka shumë presion, Stadiumi i mbushur me shumë atmosferë dhe zhurmë, veç e bën lojën më të mirë.
Golin kur e shënon, aty nuk e ke parasysh se çfarë ndjenja të vijnë, ndoshta edhe mund ta bëjë shqiponjën, pasi në ato momente nuk mendon shumë. Megjithatë, shpresojë të shënojë, pastaj e shohim se çfarë do bëj”, ka thënë Zeneli. /Shqiperia.ch/