Jahmir Hyka e ka nisur aventurën e tij të re në Izrael, atje ku ka debutuar me skuadrën e Macabi Netanya. Në mënyrën më të mirë, pasi do të vinte një fitore në transfertë ndaj Macabi Petach Tikva në shifrat 1-4.
Ajo që bëri menjëherë përshtypje, ishte fakti që flamujt shqiptar gjendeshin në stadium nga disa tifozë. Një gjë e tillë shkonte pikërisht për Hykën, lojtarin e aq shumëdëshiruar gjithmonë nga tifozët shqiptarë. Shtatshkurtri ishte ndër futbollistët e hershëm te Kombëtarja, që gjithmonë preferonte driblimin ndaj kundërshtarit, pa pasur frikë nga kontrolli i tepërt i topit. /Shqiperia.ch/