You are here
Home > Kombëtarja > Ja sesi duket formacioni i Shqipërisë me Rejan, e paralajmëroi ngjashmërinë me De Biazin

Ja sesi duket formacioni i Shqipërisë me Rejan, e paralajmëroi ngjashmërinë me De Biazin

“Do të ndjek të njëjtën skemë si De Biazi, pasi është njeriu që ka arritur më shumë te ju”. Kështu u shpreh Reja gjatë prezantimit si trajner i Shqipërisë, për të zbuluar sadopak nga enigma e tifozëve shqiptarë rreth skemës së re që do të përdoret pas shkarkimit të Panuçit.

Faktikisht, Reja njihet si një trajner që e dashuron shumë skemën 4-2-3-1, që është përdorur më parë edhe te Shqipëria. Një formulë e tillë është lehtësisht e përshtatshme dhe e kuptueshme për kuqezinjtë tanë, nisur nga eksperiencat e mëparshme. Duke parë formën e lojtarëve tanë dhe pikat “e dobëta” që Reja ka te Shqipëria sa i përket lojtarëve, ky pritet të jetë formacioni për ndeshjen e rradhës:-

Strakosha

Hysaj-Ismajli-Gjimshiti-Aliji

Xhaka-Abrashi

Uzuni-Ndoj-Lenjani

Sadiku

Sigurisht, një skemë e tillë nuk është se ndryshon shumë nga ato të mëparshmet, kur merrnim rezultatet negative me Panuçin, por fundja këta janë lojtarët më të mirë që ne kemi dhe e gjitha ajo që duhet të ndryshojë, është padyshim sjellja e futbollistëve në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top