You are here
Home > Kombëtarja > Izraeli zbardh formacionin, Panuçi e sheh veten kundër skemës së Antonio Kontes

Izraeli zbardh formacionin, Panuçi e sheh veten kundër skemës së Antonio Kontes

Nuk ka nevojë të presim shumë gjatë për të parë formacionin që Izraeli do të paraqesi në fillimin e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Pothuajse të 11-futbollistët titullarë që do të luajnë nga ana e kundërshtarëve në mbrëmjen e sotme, janë zbardhur dhe për ta nuk ka asnjë dyshim.

Trajneri Hercog do të debutojë ndaj Shqipërisë dhe për këtë trajneri Panuçi do e ketë dyfish më të vështirë punën e tij. Gjithçka është analizuar dhe parë për kundërshtarin deri më tani, nuk ka për të hyrë shumë në punë. Tashmë kemi të bëjmë me një histori të re, një fytyrë të re.

Tekniku i ri i izraelitëve do e sfidojë Panuçin me skemën e preferuar të Antonio Kontes, tre mbrojtësa qëndrorë, dy mbrojtës krahu që tërheqin para dhe kthehen në mbrojtje në rast rreziku, tre mesfushorë dhe dy sulmues. Kjo lloj taktike ka ditë të tëra që po provohet nga ana e Hercog dhe zyrtarizimi i saj ngelet çështje orësh. Dabour dhe Zahavi do të jenë dyshja që do i hapi probleme mbrojtjes së kuqezinjve gjatë gjithë kohës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top