You are here
Home > Kombëtarja > Izraeli si Shqipëria, trajneri Armelli me “sopatë të madhe”: Ku janë minjtë që dalin nga vrima

Izraeli si Shqipëria, trajneri Armelli me “sopatë të madhe”: Ku janë minjtë që dalin nga vrima

Ditën e nesërme luhet ndeshja midis Izraelit dhe Shqipërisë, e vlefshme për kompeticionin “Liga e Kombeve”. Ajo çka vihet re, është se në Izrael po ndodh e njëjta gjë siç ndodh në Shqipëri, teksa trajneri gjithmonë sulmohet kur nuk ka rezultate pozitive.

Trajneri izraelit Zahi Armelli, ka sulmuar mediat ditën e djeshme, duke i cilësuar si minjë që dalin nga vrima, të cilat ushtrojnë një presin të madh drejt ekipit kombëtar të Izraelit. Ai u shpreh se tek izraelitët të gjithë janë të barabartë, dhe nuk ka dallim midis futbollistëve që janë pjesë të Kombëtares së tyre.

“Ku janë minjtë që dalin nga vrima kur ekipi Izraelit humbet? Thonë që kjo është për shkak të atyre lojtarëve që nuk këndojnë himin kombëtar dhe nuk e ndjejnë fanellën. Kjo fitore i tregoi të gjithëve se arabët po japin gjithçka për ekipin dhe se nuk ka dallim midis njëri-tjetrit”, u shpreh Zahi  Armelli.

Kjo situatë është thuajse e njëjta si me trajneri Panuçi, teksa kur nuk arrin rezultate pozitive, sulmohet nga të gjithë, ndonëse ka pak kohë në drejtimin e kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top