
Një format i ri dhe mundësi e madhe që Shqipëria të përsëris mrekullinë e shkuar të Francës, për të dalë sërish në skenën e Europianit.
Për të arritur deri në këtë pikë, fillimisht duhet të kalohet Izraeli dhe Skocia. Momenti i vështirë në të cilin Shqipëria ndodhet, por edhe emri i kundërshtarit me të cilin do të përballemi, bën që interesimi të mos jetë në nivelet më të larta te tifozët. Sipas atyre që raportohet në orët e fundit, në numrin më maksimal të shitjeve të biletave, nuk parashikohet më shumë sesa 7.000 tifozë në shkallët e stadiumit.
Kur Shqipëria luan jemi mësuar se festa nis dita ditë më përpara, për t’i paraprirë ditës së takimit, por kjo ndodhur këtë herë. Qyteti i Elbasanit ka qenë i qetë gjatë gjithë ditës së djeshme, duke mos e ndierë shumë atmosferën e prag ndeshjes, Shqipëri-Izrael. /Shqipëria.ch/