You are here
Home > Kombëtarja > Izraeli ndryshon “fytyrën” ndaj Shqipërisë, e pret Panuçin me 3 mbrojtsa dhe me portierin “fantazëm”

Izraeli ndryshon “fytyrën” ndaj Shqipërisë, e pret Panuçin me 3 mbrojtsa dhe me portierin “fantazëm”

Në konferencën e sotme për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Gjimshiti u shpreh se Shqipëria ende nuk e kishte studiuar Izraelin për mënyrën e lojës. Fundja, nuk kanë përse, tashmë izraelitët e kanë fytyrën e tyre dhe nuk do të jenë njësoj si në ndeshjet e kaluara.

Risia vjen që nga numri një i pankinës, pasi drejtimin e përfaqësueses e ka marrë trajneri Hercog. Sipas mediave izraelite, një eskperimentim pritet të bëhet ndaj Shqipërisë, pasi në stërvitje është provuar disa herë skema me 3 mbrojtës.

Hercog ka vendosur në këtë mënyrë që t’i bëj ballë sulmeve të kuqezinjve, duke u ndihmuar edhe nga dy futbollistët e krahëve, për t’u kthyer në një skemë me 5 mbrojtësa kur Shqipëria ndodhet në kundërsulm. Sa i përket çështjes së sulmit, te Izraeli ka pak për t’u diskutuar sepse Zahavi dhe Dabour do të jenë në majën e tij.

Një tjetër çështje që vlen për t’u theksuar te kundërshtarët, është fakti se pas dëmtimit të portierit titullar, vendi do t’i besohet 32-vjeçarit Haimov, që ka luajtur vetëm 1 ndeshje në vitin 2011, atje ku do të pësonte 3 gola nga Kroacia. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top