You are here
Home > Kombëtarja > Ivan Balliu mund të rikthehet në Spanjë, por këtë herë jo te Barcelona

Ivan Balliu mund të rikthehet në Spanjë, por këtë herë jo te Barcelona

Ivan Balliu u largua nga skuadra e Metzit, me të cilin u shpall kampion në ligën e dytë franceze. Kur u mendua se mbrojtësi kuqezi arriti në ‘Ligue 1’, për t’u përballur me Nejmar dhe Mbape, u njoftua edhe largimi.

Së fundmi raportohet se Girona do të kërkojë transferimin e Balliut. Kjo skuadër ka rënë nga kategoria në ‘La Liga’, ndërsa sezonin e ardhshëm do të kërkojë sërish ringjitjen. Palët janë ende në diskutime, por mbetet të shihet përgjigja e lojtarit. Më parë Balliu ka qënë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe ky do të ishte një rikthim në Spanjë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top