You are here
Home > Kombëtarja > Iu bashkua Shqipërisë, Hajduku zbulon Ismajlin: Çfarë gjetje! “Makina e vogël” po rregullohet me të

Iu bashkua Shqipërisë, Hajduku zbulon Ismajlin: Çfarë gjetje! “Makina e vogël” po rregullohet me të

Kryefjala e mediave shqiptare në ditët e fundit, ishte padyshim Ardian Ismajli. Ky i fundit zgjodhi të linte Kosovën dhe t’i bashkohej Shqipërisë, ndërsa tekniku Shaland u kujtua vonë që ta thërriste në takimet e fundit.

Asgjë nuk është mbyllur në mënyrë zyrtare, por sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi i Hajdukut të Splitit do të jetë në listën e Panuçit për takimet e nëntorit. Nëse ka pasur disa kritika për Ismajlin, përveç pjesës së mënyrës sesi vendosi për kuqezinjtë, ishte padyshim edhe minutazhi i tij në fushën e lojës.

Ekipi kroat e kishte harruar që në grupin e tij kishte edhe një lojtar si Ardian Ismajli, që për hir së vërtetës është i jashtëzakonshëm në qendër të mbrojtjes. Por u desh një rrëmujë e tillë, që Hajduku i Splitit të kuptonte sesa vlente ky futbollist.

Fillimisht e provuan ndaj Rijekës në kampionat, atje ku mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje shumë të mirë. Për të vazhduar me një tjetër paraqitje dinjitoze në Kupë, ndërsa mediat në Kroaci e quajnë si një zbulim të fundit të trajneri Vuliç:

“Gjetja e Vuliç rezultoi e drejtë me Ismajlin në mbrojtje. Ai jo vetëm që e ndihmoi aq shumë mbrojtjen, por edhe pjesën sulmuese të skuadrës. Trajneri u shpreh se “makina e vogël” ka filluar të rregullohet, megjithëse ka nevojë edhe për disa përforcime. Edhe njëherë, gjetja e trajnerit quhet Ismajli”, shkruan “Slobodnadalmacija”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top