You are here
Home > Kryefaqja > Italianët ngrenë sulmuesin e Shqipërisë në piedestal: Luftoi si një luan i vetëm! Talenti më premtues

Italianët ngrenë sulmuesin e Shqipërisë në piedestal: Luftoi si një luan i vetëm! Talenti më premtues

Xhakomo Vrioni ishte emri më i dëgjuar nga ana e tifozëve shqiptarë për ditën e djeshme. Sulmuesi i cili aktualisht luan me Venecian, arriti t’i shënonte në mënyrë të bukur Italisë U-21, në minutat e fundit të takimit.

Kaq mjafton që të gjithë mediat italiane të hedhin vështrimin tek një talent i ri me origjinë shqiptare. Vlerësimet për Vrionin në ndeshjen e djeshme nuk kishin fund, ndërsa këtë herë është “Calciomercato” ajo që e ngre shqiptarin në pedestal.

“Ai i tregoi vlera e tij në ndeshjen e djeshme. Luftoi i vetëm si një luan kundër mbrojtjes së Italisë dhe e vendosi portierin tonë në vështirësi për shumë herë, derisa e mposhti atë. Vrioni tregoi se ka një fizikë shumë të mirë, teknikën po ashtu, gjë që e bën atë një nga talentet më premtues të futbollit europian”.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top