
Italianët e konfirmojnë, ky sezon nuk do të jetë aq i qetë sa ai i shkuari për Elseid Hysajn. Futbollisti i Kombëtares duhet të tregojë në çdo rast sesa vlen dhe që meriton të jetë gjithmonë një titullar i padiskutueshëm.
Në konferencën për shtyp, trajneri Ançeloti i bëri vërejtje shqiptarit për humbjen e fundit ndaj Sampdorias, duke u shprehur se duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje detajeve. Por nuk mbaron këtu, sipas asaj që është përfolur në mediat italiane, futbollisti i marrë nga Lille, Kevin Malcuit, është duke befasuar me rendimentin e treguar në stërvitje.
Ai luan në të njëjtën pozicion me Hysajn dhe do t’i hap goxha konkurrencë mbrojtësit shqiptar. Hysaj do të luajë nga minuta e parë me Fiorentinën, por këtë herë duhet të bëj më shumë kujdes për nivelin e treguar në fushën e lojës, Malcuit po pret shansin e tij për ta shfrytëzuar. /Shqipëria.ch/