You are here
Home > Futboll Bota > Italianët janë të çuditshëm! Një moment i keq, për të shkatërruar punën e lojtarëve të Shqipërisë

Italianët janë të çuditshëm! Një moment i keq, për të shkatërruar punën e lojtarëve të Shqipërisë

Italianët janë të çuditshëm në mënyrën e tyre të interpretimit të futbollit dhe kjo nuk ka vend shumë për të diskutuar. Ka ndodhur vite më parë dhe vazhdon të ndodhë, në Itali ndiqet një praktikë paksa dashakeqe.

Sa herë që gabojnë futbollistët që kanë lindur në vendin fqinj, atëherë çdo gjë është e kuptueshme dhe kalohet falë kohës. Por nëse një futbollist me një shtetësi ndryshe nga ajo italiane, shqiptare në disa raste, bën një gabim të vogël, atëherë gjithë puna e ndërtuar më parë prishet dhe lojtari në fjalë duhet të përballet me pasojat.

Mjafton t’ju kujtojmë se çfarë bën mediat italiane në kohën kur Etrit Berisha luante te Lacio. Është për të qeshur e për të mos i besuar syve, por një portier italian si Frederiko Marketi nxorri jashtë loje portierin shqiptar. Gafat qesharake të portierit Marketi nuk i shkonin përshtat as edhe një fëmije, ndërsa në një takim të rëndësishëm për “Europa League”, kundër Legias asokohe, falë disa gafave që mund t’i justifikoheshin vetëm një portieri që sapo e ka nisur futbollin, i nxirrte italianët jashtë loje.

Por jo vetëm që Marketi nuk u prek, por fajtori u konsiderua Etrit Berisha, që duhej të largohej nga skuadra. E kështu për të vazhduar e për të vazhduar me shumë raste të tjera, ndërsa edhe ai i Hysajt nuk duket aq i rastësishëm.

Tashmë është Strakosha që e ka rradhën për t’u vënë nën akuzë. Interi fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Lacios, që me një mbrojtje të dobët, nuk e përballoi furinë e Spaletit. Pa hequr asnjë pjesë nga përgjegjësia e Strakoshës, vetë niveli dhe performanca që ka treguar portieri shqiptar në këtë sezon, të bën që në situata të tilla emri i tij të jetë i fundit që përmendet.

Por jo, në Itali nuk mendojnë kështu. Thomas Strakosha është tek personat e parë që vihet nën akuzë direkte për atë humbje ndaj Lacios, duke e quajtur si një paraqitje skandaloze atë të shqiptarit. Faktikisht, e vërteta është se edhe në mediat fqinje, jo të gjithë lojtarët janë të barabartë e jo të gjithë “dhembin” njësoj për ta. Mediat shqiptare duhet të bëjnë kujdes me “kopjimin”, ai në Itali nuk është modeli i duhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top