
Eduardo Reja është një prej kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e Shqipërisë, pas largimit të Panuçit. Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Në një intervistë për “Top Channel”, Duka ka thënë se po shihet edhe mundësia e marrjes së trajnerit të njohur italian, Reja. Në lidhje mbi këtë çështje, ka folur edhe gazetari i njohur, Carlo Alvino. Nëpërmjet një reagimi në “Twitter”, Alvino shkruan: “Është një kënaqësi e madhe të shoh se do të rikthehesh sërish duke trajnuar.
Një trajner që merr gjithmonë zemrën e njerëzve. Reja është shumë pranë stolit të Shqipërisë”. Mbetet të shihet nëse këto janë informacione të sakta të gazetarit Alvino, që është i njohur gjerësisht në Itali, apo është nisur nga zhvillimet e fundit që kanë ardhur edhe nga shtypi shqiptar. /Shqiperia.ch/