
Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë ndeshjes të të rinjëve në Itali, teksa Torino ka pritur në shtëpi Fiorentinën. Flasim për ekipet U-19, ndërsa tifozët e vendasve nuk u treguan aspak dashamirës me lojtarët kundërshtar.
I gjithë inati është reflektuar mbi sulmuesin serb të Fiorentinës, Dusan Vlahoviç. Tifozët e kanë quajtur atë “cigan mu**”, ndërsa një rast i tillë ka ndodhur edhe më parë në Itali, në nivele të tjera profesioniste. Këtu vlen për t’u përmendur se ishin vetë tifozët e Lacios që e thanë një gjë të tillë për lojtarin e tyre, Milinkoviç-Saviç.
Gjithsesi, menjëherë pas thirrjeve ofenduese ndaj Vlahoviç, sipas mediave serbe, kapiteni i Fiorentinës që është Erald Lakti, ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes. Ai i ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të vazhdojë në kushte të tilla, megjithëse gjithçka u lejua të vazhdonte, ndërsa miqtë do të fitonin me rezultatin 1-2. Një prej golave do e realizonte Vlahoviç, që menjëherë shkoi pranë tifozëve dhe me gjeste u tha atyre të heshtin. /Shqiperia.ch/