
Një derbi i vërtetë dhe i jashtëzakonshëm është ai i ditës së nesërme në Itali, teksa Lacio do të përballet me Romën. Spektakli në një takim të tillë vjen jo vetëm nga tribunat, por edhe nga fusha e blertë.
Kështu, nga minuta e parë do të jetë edhe sulmuesi i Romës, Dzeko. Ky i fundit njihet edhe si lojtari më i rrezikshëm i kësaj skuadre. Por kjo nuk përbën asnjë problem për portierin shqiptar, Thomas Strakosha. Boshnjaku gjendet “i lidhur” në duart e shqiptarit, të paktën deri tani.
Kjo pasi sulmuesi i Romës nuk ka mundur asnjëherë të gjejë rrjetën ndaj Lacios, kur Strakosha ka qënë në portë. Një përballje që shërben si vitrinë edhe për portierin shqiptar, që në rast të një paraqitje të jashtëzakonshme në derbi, do i rrisë edhe më shumë vlerat e tij në treg. /Shqiperia.ch/