You are here
Home > Futboll Bota > Italia në kaos/ Strakosha me duart në kokë, Inzagi mbron gjyqtarin nga lojtarët e tij(VIDEO)

Italia në kaos/ Strakosha me duart në kokë, Inzagi mbron gjyqtarin nga lojtarët e tij(VIDEO)

Seria A vazhdon të ndodhet në një gjendje kaosi, pavarësisht vazhdimit të saj nga pezullimi që u mendua se do të vinte nga drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Thirrjet raciste të tifozëve të Interit, kanë vazhduar me gabimet e mëdha që po bëjnë arbitrat, për të shkaktuar një jehonë dhe zhurmë të madhe në futbollin italian.

Fillimisht do të ishte një gol i anulluar në mënyrë të padrejtë nga ana e Saponarës gjatë ditës të sotme, duke i mohuar një pikë Sampdorias në transfertë ndaj Juventusit. Polemikat nuk kanë të ndalur, teksa këtë herë vijnë nga Lacio.

Gjyqtari i takimit ka dhënë një penallti me shumë zemërgjerësi për Torinon, pas kontaktit që pati në zonë Beloti. Më shumë sesa një kontakt i vërtetë, ishte një vjedhje e penalltisë dhe dhuratë Krishtlindjesh e ardhur nga kryesori i takimit për Torinon, që ndryshoi edhe rrjedhën e ndeshjes.

Beloti e dërgon topin në rrjetë, me Strakoshën që ai top i shpëton për farë pak për të qenë heroi i lacialëve në pjesën e parë. Portieri shqiptar e ka me veten e tij, teksa nuk i beson syve sesi nuk e priti atë penallti, ndërsa trajnerit Inzagi i duhet të bëhet mburoja e arbitrit, për t’u mos sulmuar nga lojtarët e tij në fundin e 45 minutave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top