You are here
Home > Kombëtarja > Ismajli vazhdon avazin e saktësisë kirurgjikale, ndaj Rijekës ka statistika fenomenale

Ismajli vazhdon avazin e saktësisë kirurgjikale, ndaj Rijekës ka statistika fenomenale

“Shqiperia.ch” ka publikuar para disa kohësh një artikull ku krahasonte Ardian Ismajlin me kapitenin legjendar Lorik Cana, nisur nga saktësia kirurgjikale që kishte treguar futbollisti i Hajdukut ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Të dhënat fantastike të Ismajlit vazhdojnë edhe ndaj Rijekës në atë barazim pa gola, ndërsa duhet të theksojmë faktin se flasim për një nga mbrojtësit më në formë tek skuadra e Hajdukut të Splitit.

Jo vetëm tek ekipi kroat, por edhe tek Kombëtarja jonë, Ismajli ka treguar se ka të gjithë prespektivat për një karrierë tepër të madhe edhe pse ka pak ndeshje me fanellën kuqezi. Fundjavën që lamë pas në sfidën që pati klubi i tij i Hajdukut në transfertën e vështirë përballë ekipit të Rijekës, që është nga më të mirët në Kroaci, Ismalji ishte fenomenal fushën e blertë. Mbrojtësi shqiptar kishte një saktësi maksimale në këtë përballje, ku edhe nga mediat kroate nuk munguan vlerësimet për këtë paraqitje të tij.

Për të vazhduar sërish me statistika konkrete, lojtari shqiptar ka dhënë 138 pasime të sakta nga 155 të tentuarat. Gjithashtu edhe me topat e gjatë flitet për një saktësi të madhe, pasi kanë përfunduar saktësisht 5 nga 7 pasimet e Ismajli. Sa i përket dueleve, janë fituar 16 nga 21 të tilla dhe 5 nga 7 përplasjet në ajër. Edhe sa i përket driblimeve futbollisti shqiptar nuk është keq, pasi 3 të nisurat i ka dërguar deri në fund. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top