
Kombëtarja shqiptare do të përballet ndaj Turqisë dhe Andorrës, në dy takimet e kualifikueseve të Europianit. Këtë herë në dy futbollistët që janë paraqitur në konferencën për shtyp, përveç Veselit, ishte i pranishëm edhe Ardian Ismajli.
Ky i fundit të mbush me optimizëm sa i përket ndeshjes së rradhës, duke u shprehur i sigurtë se kuqezinjtë do të dalin me tre pikë nga Shkodra.
“Kam pasur shumë vuajtje dhe padrejtësi gjatë karrierës sime. I falenderoj të gjithë ata që kanë besuar te mua. Me këtë grup mund të kualifikohemi. Francën e kemi mundur njëherë në shtëpi, ndërsa Islandën dhe Turqinë do i mposhtim për të marrë vendin e dytë.
Nuk dihet asgjë se kush do të luajë apo jo. Për mendimin tim, nuk duhet t’i frikësohemi Turqisë. Kjo pasi ata nuk janë si më herët dhe për mua ne do ia dalim me tre pikët. Kam luajtur me Gjimshitin dhe Mavrajn, kemi komunikim të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë Ismajli. /Shqiperia.ch/