You are here
Home > Kombëtarja > Ismajli të fal vetëm siguri në mbrojtje, vjen te Kombëtarja me rekorde

Ismajli të fal vetëm siguri në mbrojtje, vjen te Kombëtarja me rekorde

Ardian Ismajli vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushën e blertë, duke shfaqur edhe vijueshmëri për sa i përket formës së tij. Ndeshja e fundit i ka rezervuar mbrojtësit shqiptar edhe një vend në 11 më të mirët e javës që lamë pas në kampionatin kroat, ku Ismajli luan me ekipin e Hajdukut të Splitit. Madje nuk është mjaftuar me kaq, pasi media kroate “Telesport.hr” e vlerëson futbollistin shqiptar si më të mirin nga lojtarët e përfshirë në formacionin e javës, duke i udhëhequr kështu të gjithë.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ismajli e gjen veten në më të mirët e kampionatit, pasi një gjë e tillë po kthehet në një rutinë për të. Kjo është hera e tretë radhazi në katër javët e fundit që lojtari i Hajdukut e provon shijen e 11-shes më të mirë. Ndërsa këtë sezon emri i tij është renditur në më të mirët e javës plot 5 herë, duke thyer kështu edhe rekord në Kroaci, ku numri më i lartë i herëve që një futbollist përfshihej në formacionin më të mirë ka qenë vetëm 3 herë.

Një formë të tillë e futbollistit shqiptar i shton buzëqeshjet edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, të cilët luajnë një ndeshje që do të vendosë shumë ndaj Turqisë. Falë sigurisë që ai garanton në mbrojtje, Reja nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të flejë i qetë. Me këto ritme Ismajli po tregon se është një mbrojtës i një klasi të lartë dhe nëse vazhdon kështu dyert e ekipeve të mëdha nuk do të vonojnë të hapen për të.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top