Nuk ka dyshime, më shumë sesa ai rezultat i marrë nga ana e Shqipërisë ndaj Uellsit, ai që u fitua më së tepërmi, ishte Ardian Ismajli. Në ndeshjen ndaj Skocisë kishte realizuar një tjetër nivel të lartë të lojës, e megjithatë ai moment nuk ishte i duhuri për të përcaktuar realisht aftësitë e këtij njeriu.
Takimi ndaj Uellsit e vërtetoi, Ismajli ishte thjeshtë i pakalueshëm në rolin e tij. Asnjëherë nuk e vendoste në vështirësi skuadrën dhe bënte shpeshherë më të thjeshtën, për të mos e rrezikuar aspak Etrit Berishën, ashtu siç rëndomtë ndodh me lënien e topave në zonë. Në një intervistë për “Slobodnadalmacija”, futbollisti më i ri i Kombëtares, ka rrëfyer me emocion eksperiencën e tij te Shqipëria.
“Ne e futëm Bejlin në xhep. Unë jam shumë i lumtur dhe kam luajtur shumë mirë, në bazë të atyre zgjedhjeve që vendosi Panuçi. Këto janë momentet më të lumtura të karrierës sime.Falenderoj Zotin që më dha qetësinë e duhur, për ta mbyllur me besim dhe iu dedikova punës time në këtë mënyrë edhe në kohët më të vështira.
Më parë nuk kisha vend te Hajduku, por trajneri Vuliç më besonte mua. Kjo është arsyeja që më zgjodhi edhe Panuçi. Puna dhe besimi më rikthyen. Kosova dhe Shqipëria janë një vend, pavarësisht se jemi të ndarë në dy pjesë. Ka shumë lojtarë nga Kosova që luajnë në Shqipëri, i vetmi moment kur jam thyer emocionalisht, ka qenë vetëm për shkak të medias dhe sjelljes së tyre”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/