
Ardian Ismalji është kthyer në qendër të vëmendjes në kampionatin kroat, teksa në sfidën me Lokomotivën ka mundur të shënojë edhe një gol. Që prej vitit 2016, është pjesë e ekipit të Hajdukut të Splitit, ku me këta të fundit është kthyer në një lojtar kryesor në repartin e mbrojtjes.
Këtë sezon futbollistik, Ismajli ka treguar një rendiment tepër të lartë, ku kjo gjë nuk do të kalohej pa u vënë re edhe nga skuadra të tjera që janë pjesë e kampionateve elitare europiane. Ditën e djeshme, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, ka dhënë një intervistë për “Telesport”, ku pohon ekskluziven e dhënë pak më parë për “Shqiperia.ch”, duke u shprehur se është e vërtetë që për të ka patur një interesim nga skuara e Shakhtar Donjeck, por edhe nga ekipe të Seria A italiane.
“Është e vërtetë që ka interesim të madh nga Shakhtar Donetsk, por ka interesim edhe nga Seria A dhe Bundesliga. Natyrisht një transferim i goditur do të ishte shumë i rëndësishëm në karrierën time”, u shpreh Ismajlaj.
Ndonëse është vetëm 22 vjeç, Ardiani shihet si një mbrojtës me shumë prespektivë dhe të ardhme, ku edhe tek Kombëtarja jonë po arrin të fitojë një stabilitet tepër të admiruar./Shqiperia.ch/