
Hajduk i Splitit ka marrë një kualifikim të vuajtur në takimin e sotëm, teksa i janë dashur 120 minuta për të kaluar skuadrën modeste të Sibenik.
Titullar në këtë ndeshje të Kupës ka qenë edhe Ardian Ismajli, që është njëkohësisht edhe afrimi më i ri i Shqipërisë. Ky i fundit nuk ka pasur shumë hapësira në ekipin kroat, e megjithatë në takimet e fundit, është vendosur nga minuta e parë nga Hajduku i Splitit.
Ashtu si ndaj Rijekës, edhe ndaj Sibenikut, Ismajli ishte i vendosur në qendër të mbrojtjes, por këtë herë duke marrë pjesë në ndeshjen më të çuditshme të Hajdukut të Splitit. Sibeniku ka kaluar në pjesën e parë në avantazh, ndërsa dalja me karton të kuq të njëri prej lojtarëve të tyre dhe Hajduku që ishte një favor absolut, bëri që takimi të zhvillohej me një portë.
Fati shpeshherë dhe mungesa e aftësisë së sulmuesëve të Hajdukut, bëri që takimit të kishte edhe shtesë, e të mos mbyllej në 90 minuta. Në fund janë dashur 39 goditje dhe 19 korne, për vetëm dy gola të shënuar në total për skuadrën e Ismajlit, që pas fitores me rezultatin 1-2, shkon më tej në çerekfinale të Kupës. /Shqiperia.ch/